Ndërlidhjet

Kremlini mohon takimin në mes të Putinit dhe gjeneralit iranian


Russia -- View of Kremlin
Russia -- View of Kremlin

Kremili i ka hedhur poshtë njoftimet e mediave iraniane se komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Qasem Soleimani, në fillim të dhjetorit është takuar me presidentin rus, Vlamir Putin.

Mediat në Iran kanë raportuar sot se ky takim ka ngjarë ndonëse Qasem Soleimani, e ka të ndaluar që udhëtoj drejt shteteve anëtare të OKB-së.

Agjencia e lajmeve FARS nga Irani tha sot se Soleimani dhe Putin janë takuar dhe kanë biseduar rreth Sirisë, Irakut, Jemenit e Libanit.

I pyetur sot për mbajtjen e këtij takimi, zëdhënësi i zotit Putin, Dimtry Peskov, e ka mohuar të ketë ngjarë ky takim.

Qasem Soleimani është në shënjestër nga OKB-ja për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me programet e raketave bërthamore.

Në muajin gusht, Uashingtoni ka shprehur shqetësim pas raportimeve në mediat amerikane se Qasem Soleimani kishte udhëtuar drejt Moskës në muajin korrik, pas arritjes së marrëveshjes në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore .

Kremlini i kishte mohuar edhe këto raportime.

Pavarësisht marrëveshjes në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, sanksionet ndaj Qasem Soleimani mbeten në fuqi qysh nga 2007-ta.

XS
SM
MD
LG