Ndërlidhjet

logo-print

E mbijetuara rrëfen në OKB për tmerret e IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Një grua e komunitetit jazidi nga Iraku e kapur rob vitin e kaluar nga militantët e Shtetit Islamik, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka rrëfyer për historinë e saj të përdhunimit, torturës dhe skllavërisë seksuale.

Nadia Murad Basee, 21 vjeçare, kërkoi nga shtetet anëtare të OKB-së që ta shkatërrojnë grupin Shteti Islamik, për shkak të dhunimit që ka përjetuar ajo dhe mijëra gra të tjera nga komuniteti jazidi, të cilat janë përdorur si skllave seksi.

Ajo ka rrëfyer se ishte rrëmbyer nga fshati i saj dhe ishte transportuar në Mosul.

Ajo ishte caktuar të jetë pjesë e një grupi ndërsa udhëheqësi i saj, sipas Basee, e kishte pasur detyrë të “më detyroj për të shërbyer si pjesë e fraksionit të tij ushtarak” dhe “të më poshtroj mua çdo ditë” duke përfshirë edhe rrahjet.

Ajo kishte tentuar të ikte disa herë, por ishte ndaluar nga rojet.

Përfundimnisht, Nadia Murad Basee ishte arrautusr dhe ajo tashmë jeton në Gjermani.

Ajo tha se disa vëllezër të saj dhe shumica e bashkëfshatarëve të saj, janë vrarë nga IS.

OKB-ja është duke bërë hetime për të vërtetuar nëse është kryer gjenocid ndaj komunitetit jazidi në Irak.

XS
SM
MD
LG