Ndërlidhjet

Presidenti Putin sot u përgjigjet gazetarëve


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë ditës së sotme pritet që ta mbaj sesionin e tij vjetor para gazetarëve, të cilët kanë mundësi të bëjnë pyetje.

Temat për të cilat pritet të ketë më shumë intersim janë, lufta në Siri dhe konflikti me Turqinë.

Agjencia TASS ka thënë se më shumë se 1 mijë e 390 gazetarë janë akredituar për të marrë pjesë.

Traditën për takime me gazetarë në kuadër të sesionit pyetje-përgjigje, Putin e ka nisur në 2001-ten, për shkak të kërkesave të shumta që ai ka marrë për intervista.

Takimi do të nis sot në mesditë ndërsa do të vazhdoj për disa orë.

Gazetarët janë të lirë që të bëjnë pyetje të të gjitha llojeve.

Takimi me gazetarë përfundon atëherë kur të vendos presidenti rus. Bazuar në takimet e mëhershme, pritet të jetë një takim i gjatë.

XS
SM
MD
LG