Ndërlidhjet

Në SHBA pritet miratimii i ligjit për regjim të vizave


Ilustrim

Ilustrim

Përpara pushimeve të fundvitit, presidenti amerikan pritet që të merret edhe me një projekt-ligj që ka të bëjë me kufizimet për qytetarët që duan t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Një projekt-ligj që ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve e që pritet ta marr miratimin përfundimtar këtë javë, ka të bëjë me kufizimet që SHBA ka vendosur për qytetarët që e kanë vizituar Sirinë, Iranin, Irakun e Sudanin në pesë vitet e fundit.

Qytetarët të cilët vijnë nga 38 shtetet, të cilët deri më tani nuk kanë pasë nevojë të aplikojnë për vizë amerikane e të cilët në pesë vitet e fundit kanë qenë në këto vende me elemente terroriste, para se të hyjnë në territorin amerikan, duhet të pajisen me vizë.

Projekt-ligji që pritet të kaloj gjatë kësaj jave specifikon që shtetet që janë pjesë e programit pa viza për SHBA, duhet të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane në lidhje me personat e dyshuar për terrorizëm.

Presidenti Obama ka premtuar se do ta nënshkruaj këtë ligj

Dhoma e Përfaqësuesve votoi javën e kaluar në favor të një projekt-ligji. Shtëpia e Bardhë e mbështetë këtë projekt-ligj i cili është frymëzuar nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris.

XS
SM
MD
LG