Ndërlidhjet

Në Irak kidnapohen 26 gjuetarë nga Katari


Ilustrim

Ilustrim

Persona të armatosur të cilët po e vozisnin një kamion, i kanë kidnapuar 26 qytetarë të Katarit në një kamp të gjuetisë që gjendet në territorin irakian, afërsi të kufirit mes Arabisë Saudite dhe Irakut.

Sipas zyrtarëve sauditë, rasti që ka ndodhur të mërkurën është i dyti i këtij lloji në tre muajt e fundit. Para këtij rasti, persona të armatosur patën kidnapuar në Bagdad 18 punonjës të një firme turke të ndërtimit. Turqit e kidnapuar ishin liruar më vonë.

Agjencia AFP ka njoftuar se në mesin e anëtarëve të Shoqatës e Gjuetarëve të Katarit të cilët janë kidnapuar ka edhe pjestarë të familjes në pushtet si dhe dy oficerë irakianë që po ofronin siguri për shoqatën.

Forcat e rendit e kanë nisur një aksion të gjerë për gjetjen e të kidnapuarve.

XS
SM
MD
LG