Ndërlidhjet

Irani nuk pranon kufizime për programin e raketave


Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehghan

Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehghan

Irani nuk do ta pranoj asnjë kufizim në programin e tij të raketave, tha ministri i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, në ditën kur ekspertët e Kombeve të Bashkuara arritën në përfundim se Teherani i ka shkelur sanksionet e OKB-së.

“Ne e kemi testuar Emad vetëm për tii treguar botës se Republika Islamike do të veproj mbi bazën e interesave të saj kombëtare dhe asnjë vend apo pushtet nuk mund ta imponoj vullnetin e tij mbi ne”, ka thënë ai në një publikim në faqen e internetit të ministrisë që drejton.

Dehghan e ka quajtuar Emad si një “raketë konvencionale” ndërsa i ka përsëritur pretendimet e Iranit se raketa nuk është projektuar për mbajtjen e armëve bërthamore dhe nuk do të përdoret në atë mënyrë.

Gjatë mbledhjes së OKB-së të mbajtur të martën, Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion kundër Iranit, pasi një raport i Kombeve të Bashkuara ka gjetur se Teherani i ka shkelur sanksionet e OKB-së ndaj provave të raketave atomike.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ka thënë se Washingtoni do të bëjë presion për zbatim të aksionit.

Ambasadorja Power, së bashku me përfaqësuesit nga Britania, Franca dhe Gjermania, kishte kërkuar raport për Iranin nga Kombet e Bashkuara, lidhur me testin raketor iranian më 10 tetor.

XS
SM
MD
LG