Ndërlidhjet

Policia ruan një shkollë hebraike në Zvicër


Ilustrim

Ilustrim

Pjesëtarë nga policia zvicerane janë vendosur sot në një shkollë hebraike në Zurich, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim apo për çfarë.

Policia zvicerane e ka pranuar se dhjetëra policë gjenden në shkollën hebraike në lagjen Schoentalstrasse që gjendet në qendër të Zurichut.

Gazeta zvicerane 20 Minuten tha sot se rrugët përreth shkollës janë të bllokuara nga policia.

Lagjja Schoentalstrasse e ka një numër të konsiderueshëm të banorëve të komunitetit hebre.

Një zëdhënës i policisë, tha se më vonë gjatë ditës do të lëshohet një deklaratë përkitazi me këtë rast.

XS
SM
MD
LG