Ndërlidhjet

Presidenti pakistanez premton hakmarrje për nxënësit e vrarë


Pamje nga ceremonia...
Pamje nga ceremonia...

Presidenti pakistanez, Nawaz Sharif, është zotuar se do të vë drejtësinë në vend për 122 nxënësit e vrarë vitin e kaluar në një shkollë në Peshawar, nga militantët talibanë.

Sharif i ka thënë një grupi të fëmijëve, të cilët ishin plagosur gjatë sulmit, se “do të hakmerret për çdo pikë gjaku”.

Familjarë të viktimave, liderë ushtarakë dhe politikë, personalitete të shquara nga jeta e kulturës dhe sportit, kanë marrë pjesë në ceremoninë që u mbajt për të shënuar njëvjetorin e masakrës.

Pas këtij sulmi, Pakistani ka shtuar fushatën kundër militantëve islamikë, duke hequr moratoriumin edhe mbi dënimin me vdekje dhe duke filluar gjykimet ushtarake ndaj ekstremistëve militantë.

Ushtria pakistaneze thotë se ka vrarë mbi 3,400 militantë islamikë në 19 muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG