Ndërlidhjet

Blatter në "luftë" me komitetin etik të FIFA-s


Sep Blatter, foto arkivi
Sep Blatter, foto arkivi

Sepp Blatter do të përpiqet ta shpëtojë presidencën të enjten, në komitetin etik të FIFA-s, krijimin e të cilit e ka ndihmuar vetë, por autoritetin e të cilit nuk e njeh në këtë rast.

Presidenti i pezulluar i FIFA-s pritet t’u thotë gjyqtarëve se është i pafajshëm, gjatë një dëgjimi që do të mbahet në selinë qendrore të Federatës Botërore të Futbollit.

Në vitin 2012, Blatter ishte në krye të përpjekjeve për ndërtimin e një komiteti etik më vendimtar dhe më të pavarur të FIFA-s, e për të cilin tash ai vetë thotë se nuk ka autoritet ta heqë një president të zgjedhur.

Nëse vendimi përfundimtar, i cili pritet të merret javën që vjen, e gjen atë fajtor për miratimin e një shpagese të pafavorshme për FIFA-n, prej 2 milionë dollarësh amerikanë, ai rrezikon të dënohet me ndalim të përjetshëm nga të gjitha aktivitetet e futbollit.

XS
SM
MD
LG