Ndërlidhjet

logo-print

Podgoricë: Arrestohet Svetozar Maroviq, nën dyshimet për korrupsion


Svetozar Maroviq, foto arkivi

Svetozar Maroviq, foto arkivi

Presidenti i dikurshëm i asaj që njihej Serbi dhe Mali i Zi, Svetozar Maroviq, është arrestuar sot në Mal të Zi, nën dyshimet për afera korruptive në qytetin e tij të lindjes, Budvë.

Maroviq, aktualisht është udhëheqës i Këshillit Politik të partisë në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve [DPS], dhe ka shërbyer edhe si kryetar i Kuvendit në Mal të Zi.

Autoritetet ia kanë shqiptuar të enjten masën e paraburgimit prej 72 orësh.

Prokurorët kanë hetuar tash e sa vjetë dyshimet për korrupsion kundër zotit Maroviq, sipas të cilave buxheti lokal i qytetit Budva dyshohet të jetë dëmtuar deri në 120 milionë euro.

XS
SM
MD
LG