Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita proteston para Parlamentit


Pamje nga protesta e sotme

Pamje nga protesta e sotme

Në Shqipëri, mbështetës të Partisë Demokratike në opozitë janë duke protestuar para Parlamentit. Ligjëvënësit shqiptarë duhet sot ta miratojnë Buxhetin për vitin 2016.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka konsideruar propozimin e qeverisë si një katastrofë, e kjo sipas tij, është një arsye më tepër “për të mbështetur kërkesën e opozitës për një qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme”.

Para Parlamentit janë vendosur forcat e rendit. Në drejtim të hyrjes së Parlamentit, protestuesit po hedhin në mënyrë sporadike hedhin vezë e domate.

Në mesin e protestuesve gjendet edhe zoti Basha, ndërsa ligjvënësit nga radhët e partisë së tij, lëviznin sa nga foltorja e Parlamentit, te podiumi i protestës, duke iu drejtuar pjesmarrësve.

XS
SM
MD
LG