Ndërlidhjet

Tetovë, protestë kundër ndotjes së ajrit


Pamje nga protesta
Pamje nga protesta

Në Tetovë është mbajtur sot një protestë, kundër ndotjes së ajrit në këtë qytet.

Protestuesit kanë kërkuar mbylljen e tërësishme të kombinatit të metalurgjisë “Jugokrom”, i cili vlerësohet të jetë ndotësi më i madh i mjedisit në Tetovë.

Kundër këtij kombinati, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ngritur padi, por ajo ende nuk është proceduar nga autoritetet e drejtësisë në Tetovë.

Protestuesit mbajnë fajtor klasën politike në Tetovë, për, siç thonë, "dështimin e tyre në mbylljen e ndotësit më të madh".

XS
SM
MD
LG