Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Përparim në të drejtat e komuniteteve, sfidat mbeten


OSBE

OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka vlerësuar trendet pozitive në Kosovë në avancimin e të drejtave të komuniteteve, ndonëse ka nënvizuar domosdonë për shtimin e përpjekjeve në këtë drejtim.

Në raportin e publikuar mbi të drejtat e komuniteteve, OSBE “vë në pah se ka përmirësim në reagimin e institucioneve ndaj incidenteve të sigurisë, në përpjekjet e tyre për të vendosur bashkëpunim rajonal për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, si dhe në lëshimin e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të regjistrimit civil në gjuhët e komuniteteve”.

Përmes një përmbledhjeje të shpërndarë te mediat, OSBE vlerëson se mbeten “disa sfida që kanë të bëjnë me promovimin e mëtejmë të dialogut dhe pajtimit, mundësitë e kufizuara për të mësuar gjuhët e komuniteteve, dhe përfaqësimin e ulët të komuniteteve në shërbimin civil”.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

XS
SM
MD
LG