Ndërlidhjet

Prezantohen rezultatet e studimit “Hapat e parë në tregun e punës”


Ilustrim

Ilustrim

Në një studim të zhvilluar nga Deloitte Central Europe, pjesë e të cilit studim për herë të parë këtë vit ishte edhe Kosova mbi “Hapat e Parë në Tregun e Punës”, u tha se “pritjet dhe zhvillimi i brezave të rinj studentor janë duke ndryshuar me dinamizëm në Kosovë”.

Studimi është publikuar sot në Prishtinë dhe është realizuar në bazë hulumtimeve të bëra me studentët në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Vullnet Latifi, drejtor në Deloitte Kosova, citohet të ketë thënë se “studimi synon t’u bëj me dije punëdhënësve dhe institucioneve akademike të vendit aspiratat e brezit të ri dhe çfarë ata presin nga punëdhënësi i ardhshëm”.

Rezultatet e studimit u tha se japin informata “për të ndihmuar punëdhënësit të joshin, motivojnë dhe mbajnë talentet më të mirë të vendit”.

XS
SM
MD
LG