Ndërlidhjet

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde, përballet me gjykim


Christine Lagarde
Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, Christine Lagarde, përballet me një gjykim nën dyshimet për neglizhencë, me rastin e menaxhimit të një shpagimi masiv për një miliarder francez, Bernard Tapie, në kohën kur ishte ministre franceze e financave.

Akuzat kundër Lagarde burojnë nga një vendim arbitrar, me të cilin Tapie ishte shpërblyer me më shumë se 400 milionë euro, gjatë një kontesti në vitin 2008, me bankën franceze “Credit Lyonnais”.

Në kontest ishte përfshirë edhe shitja e kompanisë së sportit Adidas.

Në dhjetor, Tapie ishte urdhëruar të kthejë paratë.

Ministri aktual i financave në Francë, Michel Sapin, tha pas publikimit të akuzave më 17 dhjetor se nuk beson se vendimi i gjykatës do të mund ta pengojë zonjën Lagarde në përmbushjen e përgjegjësive që ka si shefe e FMN-së.

Pas publikimit të akuzave, FMN-ja ka thënë se ka besim në zonjën Lagarde.

Vetë shefja e FMN-së, mandati pesë vjeçar i së cilës merr fund në korrik, ka mohuar keqbërje dhe thotë se do të përballet me drejtësinë.

XS
SM
MD
LG