Ndërlidhjet

Bosnja aplikon në janar për anëtarësim në BE


Ilustrim
Ilustrim

Kryesuesi i presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës thotë se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht në janar të vitit të ardhshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas vlerësimeve pozitive të BE-së mbi përparimet në reformat e këtij vendi.

Deklarata e kryesuesit të presidencës, Dragan Çoviq vjen pas vonesës disa vjeçare në këtë drejtim.

Bosnja dhe Hercegovina ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë me BE-në, e njohur si Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, në vitin 2008.

Por, marrëveshja nuk është ratifikuar deri në qershor të vitit 2015, kur Gjermania dhe Britania nisën një përpjekje të re për të trimëruar zhvillimin ekonomik.

Nëse aplikacioni i këtij vendi pranohet, atë e presin vite të negociatave të rënda përpara.

Vëzhguesit mendojnë se Bosnja – politikisht e decentralizuar në vija etnike dhe ekonomikisht e varfëruar – nuk ka gjasa t’i bashkohet BE-së para vitit 2025.

XS
SM
MD
LG