Ndërlidhjet

Obama: Normalizimi i marrëdhënieve me Kubën do kohë


Barack Obama, foto arkivi
Barack Obama, foto arkivi

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kubën do kohë, ndonëse përparimet që tani janë të dukshme.

Duke shënuar njëvjetorin e vendimit për të rivendosur marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, Obama tha se të dyja vendet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.

Në këtë rrafsh, ai ka përmendur hapjen e ambasadave, ekonominë dhe qarkullimin e lirë dhe këmbimin e informacioneve.

Obama ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Kubës.

Ai tha se ka ende dallime midis dy vendeve, përfshirë këtu edhe fushën e të drejtave të njeriut, por, tha presidenti amerikan, ndryshimet nuk ndodhin brenda natës.

XS
SM
MD
LG