Ndërlidhjet

“Dështim i thellë” i OKB-së mbi dyshimet për keqtrajtim fëmijësh


Ilustrim
Ilustrim

Një raport i ri ka gjetur se “dështimi i thelllë institucional” i Kombeve të Bashkuara, për të vepruar mbi dyshimet se paqeruajtës francezë dhe të tjerë, kanë abuzuar seksualisht me fëmijë, në Republikën Qendrore Afrikane, ka nxitur edhe më shumë abuzime të këtilla.

Një djalosh i ri, i cili fillimisht kishte raportuar sulmin mbi shokët e tij, tani thotë se edhe ai ishte dhunuar, njofton AP.

Paneli i pavarur, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, ka gjetur se akuzat e raportuara nga fëmijët se janë keqtrajtuar seksualisht në këmbim të ushqimit, janë bartur “nga tavolina në tavolinë, nëpër zyra të shumta të OKB-së, pa pasur asnjë person të gatshëm që të marrë përgjegjësinë”.

Në raport thuhet se në mesin e atyre që kanë kthyer kokën mënjanë ishte edhe vetë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, dhe personeli që merret me të drejtat e njeriut.

Raporti është publikuar të enjten dhe paneli është udhëhequr nga gjykatësja kanadeze, Marie Deschamps.

XS
SM
MD
LG