Ndërlidhjet

Parlamenti shqiptar miraton me konsensus ligjin për dekriminalizimin


Parlamenti shqiptar, foto arkivi

Parlamenti shqiptar, foto arkivi

Në Parlamentin e Shqipërisë shumica dhe opozita miratuan sot me konsensus [132 vota pro] ligjin për dekriminalizimin, duke i dhënë fund, pas një viti nga marrëveshja e dhjetorit të 2014, një cështjeje që ka qenë objekt debatesh dhe akuzash për përfshirjen e elementëve me të kaluar kriminale në politikë apo dhe në poste zyrtare.

Ligji do të duhet të shmangë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese apo poste të larta të administrates publike, persona me një të kaluar të errët.

Po me konsensus u miratuan dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat i hapin udhë zbatimit të menjëhershëm të ligjit. Presidenti Bujar Nishani kishte dhënë ndërkohë paraprakisht pëlqimin e tij, për dekretim të menjëhershëm, njofton Zëri i Amerikës.

Menjëherë pas miratimit, ambasada e SHBA-së shpërndau një deklaratë me anë të së cilës “mirëpret vendimin e guximshëm të Parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimin".

XS
SM
MD
LG