Ndërlidhjet

OKB: Kerry e kryeson seancën e KS-së për Sirinë


Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e kryeson seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjen madhore ndërkombëtare për përfundimin e luftës civile katërvjeçare në Siri.

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, zoti Kerry do ta kryesoj takimin e Grupit Mbështetës Ndërkombëtar për Sirinë, me synim që të arrihet përkrahje e përbashkët për armë-pushim në Siri dhe negociata politike, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Rëndësia e këtyre takimeve është theksuar në raportin e djeshëm të Kombeve të Bashkuara, se konflikti në Siri me gjasë ka shkaktuar që numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur në botë ka arritur rekord të ri këtë vit, prej afro 60 milionë njerëzve.

XS
SM
MD
LG