Ndërlidhjet

SHBA: U arrestua një shok i sulmuesit në San Bernardino


Pamje gjatë një ceremonie të përkujtimit të viktimave të masakrës në San Bernardino
Pamje gjatë një ceremonie të përkujtimit të viktimave të masakrës në San Bernardino

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë arrestuar një person i cili e kishte blerë armën e përdorur në masakrën në San Bernardino të Kalifornisë, më 2 dhjetor.

Agjencia FBI dje e ka akuzuar personin 24 vjeçar, Enrique Marquez, për konsiparacion me sulmuesin, Syed Rizwan Farook, për të kryer aksione terroriste në vitin 2011 dhe 2012, të cilat ata kurrë nuk i kanë realizuar.

Marquezi ishte fqi i afërt i Farookut dhe shok për një kohë të gjatë, i cili ishte konvertuar në islam dhe ishte radikalizuar nga Farooku, kanë thënë prokurorët e Shteteve të Bashkuara.

Marquez, po ashtu, është akuzuar për blerje ilegale të dy pushkëve automatike, që janë përdorë nga Farooku dhe bashkëshortja e tij, Tafsheen Malik, për t’i vrarë 14 vetë, në një tubim të bashkëpunëtorëve të Farookut në San Bernardino.

Sulmuesit, më vonë janë vrarë gjatë të shtënave me policinë.

XS
SM
MD
LG