Ndërlidhjet

logo-print

BE: Samiti fokusohet në projektin Rrjedha Veriore 2


Liderët e vendeve të BE-së para fillimit të samitit të fundit për këtë vit

Liderët e vendeve të BE-së para fillimit të samitit të fundit për këtë vit

Liderët e Bashkimit Evropian po e mbyllin samitin dyditësh në Bruksel me diskutimet e fokusuara në gazsjellësin rus, Rrjedha Veriore 2, në Gjermani.

Ky projekt i ri është mbështetur nga Gjermania, pasi ai do ta dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 nën Detin Baltik, që e furnizon me gaz natyror Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së.

Por, ky projekt fuqishëm është kundërshtuar nga disa vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara, që këtë projekt e shohin si strategji ruse për ta anashkaluar Ukrainën.

Amos Hochstein, i dërguai special i Shteteve të Bashkuara për çështje ndërkombëtare energjetike, u ka thënë mediave se Uashingtoni e sheh këtë projekt si pjesë të “agjendës politike gjithpërfshirëse ruse për tu liruar nga Ukraina si vend tranzitor”.

Këtë përpjekje ai e ka vlerësuar si “shkatërrim të stabilitetit ekonomik të këtij vendi me mjete joushtarake”.

XS
SM
MD
LG