Ndërlidhjet

SHBA: Dërgohen armatime për kurdët në luftë kundër IS-it


Ashton Carter gjatë takimit me Masud Barzanin (djathtas)

Ashton Carter gjatë takimit me Masud Barzanin (djathtas)

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, dje e ka vizituar Irbilin, kryeqytet i rajonit autonom kurd në Irak, në kuadër të vizitës së tij të paparalajmëruar në Irak.

Ai është takuar me presidentin kurd, Masud Barzani, dhe komandantët e koalicionit që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS). Mbrëmë Carter është takuar edhe me forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Carter tha se Barzani e ka siguruar atë se forcat kurde do të marrin pjesë në përpjekjet e koalicionit për ta rrethuar grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe për ta rimarrë qytetin Mosul, që prej vitit të kaluar është nën kontroll të militantëve.

Mëtutje Carter theksoi se dërgesa e ardhshme madhore e armëve nga Shtetet e Bashkuara për kurdët, do të përfshijë pajsije të mjaftueshme për armatimin e plotë të dy brigadave kurde, të cilat pastaj do të ishin të gatshme të bashkohen në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Mosul.

Ai ka paralajmëruar se këto armatime mund të arrijnë brenda disa javëve.

XS
SM
MD
LG