Ndërlidhjet

logo-print

Forcat turke vrasin 54 militantë kurdë


Ilustrim

Ilustrim

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë 54 kurdë militantë në tre ditët e fundit të luftimeve përreth qyteteve Silopi dhe Cizre, në Turqinë juglindore.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, ka njoftuar më 18 dhjetor se forcat e sigurisë ishin në ndjekje të intensifikuar të militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit [PKK] në këto dy qytete, të cilat janë afër kufirit me Sirinë dhe atij me Irakun.

Që nga 14 dhjetori, të dyja qytetet kanë në fuqi ndalim qarkullimin, në përpjekje për të mundësuar këtë operacion, në të cilin, sipas njoftimeve në media, ishin përfshirë mbi 10,000 policë dhe forca të mbështetura me tanke.

Armëpushimi dyvjeçar ndërmjet PKK-së dhe Ankarasë u shfuqizua në korrik të këtij viti, me çka rinisi konflikti kryesisht në pjesën juglindore kurde, konflikt ky i cili po zgjat tash e tri dekada dhe i cili ka marrë më shumë se 40,000 jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG