Ndërlidhjet

logo-print

Izetbegoviq: S'do të mund ta njohim Kosovën në të ardhmen e afërt


Bakir Izetbegoviq, foto arkivi

Bakir Izetbegoviq, foto arkivi

Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë shtetin e Kosovës në të ardhmen e afërt, ka thënë anëtari boshnjak i kryesisë së këtij vendi, Bakir Izetbegoviq, për agjencinë e lajmeve “Anadolija”.

“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën në të ardhmen e afërt”, ka thënë Izetbegoviq, dhe ka shpjeguar se të njejtin qëndrim e ka edhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Ivan Crnadak.

"Kemi rezsistencë të fuqishme nga politikanët e Republika Srpskas, dhe nga anëtari i kryesisë, Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq, duke shtuar se pa zotin Ivaniq, njohja nuk do të mund të ndodhë.

Duke folur ndërkaq për raportet me Serbinë, Izetbegoviq tha se me gjithë përmirësimin në rritje, në të kaluarën ka pasur disa kriza të caktuara, por të cilat, siç ka thënë, janë tejkaluar me sukses.

XS
SM
MD
LG