Ndërlidhjet

Ukraina nuk ia shpaguan borxhin Rusisë


Arseniy Yatsenyuk, foto arkivi

Arseniy Yatsenyuk, foto arkivi

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha se vendi i tij nuk do ta shpaguajë borxhin prej 3 miliardë dollarësh Rusisë, këtë fundjavë.

Në mbledhjen e qeverisë, Yatsenyuk, paralajmëroi “moratorium” mbi shlyerjen e borxheve ndaj Rusisë. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim se kur do të mund të ishte e gatshme Ukraina të shlyejë borxhet.

Moska është kërcënuar më herët se do ta çojë Ukrainën në gjyq nëse dështon të bëjë shpagimin me kohë.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë përkeqësuar pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në mars vitit 2014. Moska ka ofruar mbështetje për kryengritësit separatisë në lindje të Ukrainës.

Liderët e Ukrainës kanë akuzuar Moskën për dërgimin e trupave dhe armatimit në lindje të vendit, akuza këto të cilat janë mohuar nga Kremlini.

XS
SM
MD
LG