Ndërlidhjet

Ministrat e dikurshëm të Karzait, formojnë parti të re


Hamid Karzai
Hamid Karzai

Disa ligjvënës afganë, të cilët në kohën e qeverisë së presidentit Hamid Karzai mbanin poste ministrash, janë bashkuar me një grup ish komandantësh luftarakë, për të formuar një parti të re.

Përfaqësues të saj thanë se emri i partisë do të jetë Këshilli Kujdestar i Stabilitetit të Afganistanit.

Anëtarët e kësaj partie u kanë thënë mediave se ajo nuk ka ideologji anti-qeveritare, por synon “reforma fundamentale në mënyrën e qeverisjes”.

Kërkesa e parë që kjo parti ka është reforma zgjedhore dhe trysnia mbi qeverinë për të përmbushur zotimet në rrafshin ekonomik dhe atë të sigurisë.

XS
SM
MD
LG