Ndërlidhjet

Gjykimi i ushtarit rus që vrau një familje armene


Në Armeni, ka filluar sot gjykimi ndaj një ushtari rus, i dyshuar për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene, afër një bazë ajrore ruse. Valery Permyakov, 19 vjeç, akuzohet se ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e familjes Avetisyan në janar të këtij viti, në verilindje të Armenisë, duke vrarë dy prindërit dhe pesë fëmijët e tyre, përfshirë këtu edhe foshnjen 6 muajshe. Autoritetet armene është dashur të presin gjashtë muaj për pajtueshmërinë e Rusisë që të mbahet gjykimi kundër Permyakovit. Gjykimi megjithatë po mbahet në një gjykatë brenda bazës ajrore ruse në Gyumri, aty ku edhe ka shërbyer i dyshuari.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG