Ndërlidhjet

Kremlini akuzon NATO-n dhe Ukrainën për "keqinterpretim" të Putinit


Dmitry Peskov
Dmitry Peskov

Kremlini po akuzon NATO-n dhe Ukrainën për “keqinterpretim” të një deklarate të bërë nga presidenti rus, Vladimir Putin, për praninë e trupave ruse në Ukrainën lindore.

Duke folur për konfliktin në Ukrainën lindore më 17 dhjetor, Putin kishte thënë: “Nuk kemi thënë kurrë se s’ka njerëz që janë të përfshirë në zgjidhjen e disa çështjeve të caktuara, përfshirë këtu edhe ata që janë të ndërlidhur me sferën ushtarake. Por, kjo nuk do të thotë se ka prani të rregullt të trupave ruse atje. Bëjeni dallimin”.

Shumëkush – përfshirë edhe presidentin ukrainas, Petro Poroshenkon, dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s,Jens Stoltenberg --i ka interpretuar fjalët e Putinit si pohim mbi dyshimet se Rusia ka dërguar personel ushtarak në Ukrainën lindore, për të mbështetur kryengritësit pro-rusë.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 18 dhjetor se Putin u është referuar vullnetarëve rusë, që luftojn ë përkrah kryengritësve.

Peskov ka nënvizuar edhe një herë qëndrimin e Moskës zyrtare, me gjithë dëshmitë që flasin të kundërtën, se nuk ka personel aktiv ushtarak rus në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG