Ndërlidhjet

Zgjaten sanksionet e BE-së kundër Rusisë


Ambasadorë të Bashkimit Evropian janë pajtuar që t’ia zgjasin sanksionet Rusisë edhe për gjashtë muaj të tjerë, për shkak të rolit që ka në konfliktin në Ukrainë.

Marrëveshja e 18 dhjetorit nënkupton se sanksionet do të jenë në fuqi deri më 31 korrik të vitit 2016, në sektorin financiar, atë të naftës dhe sektorin ushtarak të Rusisë.

Sanksionet do të vlejnë edhe për disa individë të caktuar, të cilët janë të ndërlidhur me luftimet në Ukrainë.

Rekomandimi i bërë nga ambasadorët e BE-së do të përballet me ratifikimin formal më 21 dhjetor.

Sanksionet fillimisht janë vënë në korrik dhe shtator të vitit 2014, si kundër-përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës zyrtare.

Pa vendimin e sotëm, sanksionet do të hiqeshin më 31 janar të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG