Ndërlidhjet

Obama kërkon nga Erdogan t’i tërheq trupat prej Irakut


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obamat i ka kërkuar homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogant që t'i tërheq trupat nga Iraku verior në mënyrë që të ulen tensionet mes të dyja vendeve.

Obama dhe Erdogan e kanë rezlizuar një bisedë telefonikë të premten, ku Obama ka kërkuar që Turqia të ndërmarr hapa për deeskalimin e situatës.

Situata në mes të Turqisë dhe Irakut është tensionuar pasi Bagdadi e akuzoi Ankaranë se ka dërguar trupa shtesë në një kamp stervitor në afërsi të Mosulit, pa lejen e tyre.

Ankaraja e ka refuzuar thirrjen e Irakurt për tërheqjen e trupave, por vetëm i ka transferuar disa prej tyre në rajonin autonom kurd të Irakut.

Katër tranjerë të ushtrisë turke janë plagosur gjatë një sulmi nga militantët që ka ngjarë gjatë kësaj jave në kampin stervitor.

XS
SM
MD
LG