Ndërlidhjet

logo-print

Pekini përballet me ndotje të rrezikshme të ambientit


Ilustrim

Ilustrim

Një valë e smogut të dendur e ka përfshirë sot Pekinin ndërsa Kina e ka shpallur alarmin e rrezikshmërisë për shtak të ndotjes së ajrit.

Shkollat janë urdhëruar që të mbyllen në qytetin e 22 milionë banorëve ndërsa makinat janë ndalur së qarkulluari.

Ndotja e ajrit është problem madhor kryesisht në Kinën veriore, për shkak të shkallës së shpejtë të industrializimit, mbështetjes në energjinë nga thëngjilli dhe rritjen pothuajse jashtë mase të përdorimit të veturave, në pronësi private.

Smogu i dendur, sipas autoriteteve kineze, ka gjasë të mos largohet edhe dy ditë

Qendra Meteorogjike e Kinës ka njoftuar se dukshmëria në zonat e prekura si Pekini do të jetë në më pak se një kilometër.

XS
SM
MD
LG