Ndërlidhjet

Fundoset varka, vdesin 18 refugjatë në brigjet turke


Ilustrim

Ilustrim

Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbijetuar pasi një varkë me emigrantë e cila e kishte destinacion Greqinë është fundosur në qytetin jugor të Turqisë, Bodrum.

Agjencia e lajmeve, Dogan, ka njoftuar se varka e drurit është përmbysur rreth 3.5 milometra larg brigjeve turke.

Në varkë kishte emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Siria.

Të mbijeutuarit të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, janë dërguar në spitalin e qytetit Bodrum.

Vetëm gjatë këtij viti, rreth 500 mijë refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, e kanë rrezikuar jetën e tyre duke kaluar përmes Turqisë drejt brigjeve greke.

Pavarësisht kushteve të vështira gjatë dimrit, turmat nuk janë ndalur, ndonëse është shënuar numër më i vogël i migrantëve.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, rreth 600 persona, në rrugë e sipër drejt Evropës,kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG