Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 75 protestues në Etiopi


Ilustrim

Ilustrim

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, ka njoftuar sot se së paku 75 persona kanë vdekur si rezultat i përleshjeve në mes të protestuesve dhe policisë në Etiopi.

“Policia dhe forcat ushtarake kanë shtënë në drejtim të protestuesve duke lënë të vdekur 75 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, thuhet në një komunikatë të HRW.

Grupi për të drejtat e njeriut i ka kritikuar autoritetet për përsëritjen e dhunës ndaj protestuesve paqësorë.

Nuk ka komunikatë zyrtare nga institucioinet në Etiopi, të cilët vetëm disa ditë më parë kanë thënë se vetëm pesë persona kanë vdekur.

Zëdhënësi i qeverisë, Getachew Reda, tha se “demostratat paqësore” që kanë nisur muajin e kaluar, janë “përshkallëzuar në dhunë” ndërsa i ka akuzuar protestuesit se po i ‘terrorizojnë civilët”.

Protestat në Etiopi kanë nisur në muajin nëntor pas propozimeve të qeverisë, për të marrë territore në disa qytete të rajonit Oromia. Këto propozime kanë shtuar frikën se qeveria do t’i rëmbej tokat që tradicionalisht kanë qenë pronë e grupit më të madh etnik të vendit, Oromo.

Demonstratat janë mbajtur në qytetet Haramaya, Jarso dhe Walliso.

XS
SM
MD
LG