Ndërlidhjet

Irani pritet ta transportoj në Rusi uraniumin e pasuruar


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët bërthamorë të Iranit thonë se Teherani gjatë ditëve të ardhshme do t’i eksportoj për në Rusi shumicën e rezervave të saj të uraniumit të pasuruar, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA e ka cituar shefin e programit bërthamor, Ali Akbar Salehi, të ketë thënë se rreth “9 tonelata uranium të pasuruar do të transportohen nga Irani për në Rusi”.

Kjo është sasia që Irani duhet ta eksportoj në mënyrë që rezervat e saj të vijnë në nivelin e kërkuar me marrëveshjen për lehtësimin e sanksioneve.

Ai nuk ka dhënë afat kohor se kur do të ndodhë transportimi, por ka lënë të nënkuptohet se kjo do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Sipas kushteve të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, të arritur në muajin korrik, Irani duhet t’i zogëloj rezervat e uraniumit të pasuruar në rreth 300 kilogramë.

Më 16 dhjetor, Teherani ka njoftuar se është duke punuar që brenda disa javëve t'i plotësoj kërkesat e parapara me marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG