Ndërlidhjet

logo-print

Përpjekje për zgjidhjen e problemit në rajonin Nagorno-Karabakh.


Dy presidentë gjatë takimit ne Bern

Dy presidentë gjatë takimit ne Bern

Presidenti armen, Serzh Sarkisian, dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, janë duke u takuar në Bern të Zvicrës në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit të tyre mbi rajonin seperatist Nagorno-Karabakh.

Takimi i sotëm realizohet me ftesë të Zvicrës ndërsa vjen pas tensioneve të rregullta në kufirin e përbashkët të të dyja shteteve.

Bashkorganizatorët e takimit, OSBE-ja dhe Grupi i Minskut për Evropën, janë pjesë e takimit të dy presidentëve.

Përpara takimit, zyrtarët nga SHBA, Rusia dhe Franca, kanë shfaqur shpresën se Sarkisian dhe Aliyev, do të dakordohen për armëpushim dhe gjetjen e një zgjidhje paqësore.

Takimi i fundit mes dy presidentëve është realizuar më 27 tetor të vitit të kaluar në Paris, por nuk kishte pasur progres.

XS
SM
MD
LG