Ndërlidhjet

Luftime mes grupeve në Libi, së paku 14 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku katërmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe rreth 25 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në lindje të Libisë në mes të grupeve të armatosura dhe grupeve të qeverisë.

Luftimet të cilat ende janë duke vazhduar, sipas zyrtarëve mjekësorë, kanë nisur të enjten në Ajdabiya, një ditë pasi që është nënshkruar një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për formimin e qeverisë së unitetit.

Fuqitë perëndinmore shpresojnë se marrëveshja do të sjell stabilitet dhe do të ndihmoj për ta parandaluar shtrirjen e Shtetit Islamik.

Megjithatë, kritikët thonë se ende nuk dihet nëse fraksionet e armatosura do t'i binden marrëveshjes.

Viktimat në Ajdabiya janë civilë dhe anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura.

XS
SM
MD
LG