Ndërlidhjet

Guus Hiddink, zyrtarisht trajner i Chelseas


Ilustrim

Ilustrim

Guus Hiddink sot zyrtarisht është emëruar menaxher i ekipit Chelsea deri në fund të sezonit, ka njoftuar ekipi kampion i Premier Ligës.

Trajneri holandez me përvojë të gjatë, 69 vjeçari Hidding, vjen pas përjashtimit nga klubi të trajnerit Jose Mourinho.

“Unë jam i ngazllyer që kthehem në Stamford Bridge”, ka thënë Guus Hiddink përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit të ekipit Chelsea.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë por në këtë moment nuk është aty ku duhet të jetë. Por jam i sigurt se në këtë sezonë ne mund të kthehemi”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG