Ndërlidhjet

Hyseni dhe Avramopoulos bisedojnë për vizat


Ministri i PUnëve të Brendshme, Skender Hyseni
Ministri i PUnëve të Brendshme, Skender Hyseni

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar sot se ministri Skender Hyseni e ka pranuar sot një telefonatë nga komisioneri evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Hyseni, sipas komunikatës, e ka shfaqur përkushtimin e qeverisë dhe të gjitha institucioneve, për plotësimin e kritereve ndërsa ka ta thënë se “kosovarët me të drejt presin që pas vlerësimit pozitiv për kriteret, shumë shpejt të marrim edhe rekomandimet dhe datën për lëvizje të lirë në zonën shengen”

Komisioneri Avramopoulos, sipas komunikatës, ka theksuar se BE-ja “vlerëson pozitivisht punën e madhe që ka bërë Kosova në përmbushjen e kritereve dhe se ato pak detaje që kanë mbetur sipas tij mund të përmbushën shumë shpejt”

Zoti Avramopoulos e ka njoftuar ministrin Hyseni se planifikon ta vizitoj Kosovën në janar të vitit të ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së Kosovës progresin rreth vizave .

XS
SM
MD
LG