Ndërlidhjet

logo-print

Polakët protestojnë për ta “mbrojtur demokracinë”.


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra njerëz kanë protestuar sot në Varshavë dhe në 20 qytete tjera të Polonisë për të kundërshtuar qeverinë e re konservatore të vendit.

Partia e Drejtësisë e ka marrë pushtetin që nga muaji tetor kohë nga e cila edhe pesë anëtarë të saj i ka emëruar në gjyjatën e lartë që ka gjithsej 15 anëtarë.Qytetarët refuzojnë t’i njohin gjyqtarët e emëruar.

Protestat janë organizuar nga Komuniteti për Mbrojtjen e Demokracisë, një lëvizje qytetare e krijuar për ta kundërshtuar, atë që kritikët e quajnë përpjekje për politizimin e gjykatës.

Një zyrtar i qytetit të Varshavës tha se rreth 20 mijë persona u mblodhën në sheshin jashtë parlamentit.

Protestuesit kanë brohoritur “Stop shkatërrimit të demokracisë” teksa mbanin në duar flamuj polakë dhe të BE-së.

Partia konservatore e kontrollon presidencen dhe dy dhomat e parlamentit ndërsa Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion mbi këtë pushtet.

XS
SM
MD
LG