Ndërlidhjet

Nikolliq: Kushtet për kapitullin 35 për Kosovën – shumë të vështira


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka vlerësuar se kushtet për kapitullin 35, që kanë të bëjnë me Kosovën, janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, që nuk janë qartas të shprehura, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë", ka thënë Nikolliq në intervistën për të përditshmen beogradase, Politika.

Ai ka theksuar se “e kishte dëgjuar me kujdes ambasadorin gjerman, Alex Dittmann, dhe në pyetjen se a ka kërkesa të reja lidhur me kapitullin 35, ai është përgjigjur, ashtu siç janë mësuar të gjithë zyrtarët evropianë, se kapitulli 35 e mbyll marrëveshjen juridikisht obliguese me Prishtinën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe se këtu nuk ka kurrfarë kërkesash të reja”.

Zoti Nikolliq, rrjedhimisht, e ka shtruar pyetjen se “a lejon Bashkimi Evropian që ne dhe Prishtina vetë të merremi vesh” dhe është përgjigjur se “ne këtë kurrë nuk e dëshirojmë”.

Nikolliq ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet menjëherë të ballafaqohet dhe ka theksuar se pas hapjes së kapitullit për Kosovën, pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha ortodokse serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë.

XS
SM
MD
LG