Ndërlidhjet

Turqi: Janë vrarë 70 militantë kurdë


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Turqisë
Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Turqisë

Ushtria e Turqisë ka njoftuar mbrëmë se 70 militantë të dyshuar të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) dhe dy ushtarë të Turqisë, janë vrarë gjatë një operacioni madhor kundër pjesëtarëve të këtij grupi në pjesën juglindore të Turqisë.

Ky operacion kishte filluar më 16 dhjetor në qytetet Cizre dhe Sillopi dhe në një lagje në Dijarbakir.

Ushtria tha se janë bombarduar kampet e PKK-së në pjesën veriore të Irakut më 18 dhjetor, duke shkatërruar caqe të këtyre militantëve.

Armëpushimi dyvjeçar ndërmjet Turqisë dhe PKK-së u shkatërrua në korrik të këtij viti. Rrjedhimisht, u ripërti konflikti në pjesën juglindore të Turqisë, kryesisht me popullatë shumicë kurde, i cili po zgjatë gati tri dekada.

Nga ky konflikt janë vrarë së paku 40 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG