Ndërlidhjet

Turqi: Tërhiqen ushtarët nga pjesa veriore e Irakut


Pjesëtarë të forcave ushtarake të Turqisë gjatë një patrulle me tank
Pjesëtarë të forcave ushtarake të Turqisë gjatë një patrulle me tank

Turqia ka shpallur se i tërheq ushtarët nga pjesa veriore e Irakut në përpjekje për uljen e tensioneve me qeverinë e Irakut, një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga Turqia që të tërhiqen trupat.

Ministria e jashtme e Turqisë mbrëmë ka pranuar se kishte “keqkomunikim” me Irakun lidhur me vendosjen aktuale të trupave turke në bazën ushtarake Bashika, afër qytetit Mosul, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Pardje, presidenti amerikan, Barack Obama, kërkoi nga presidenti i Turqisë, Racep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike, që të “ulen tensionet” me Irakun, duke i tërhequr forcat e veta nga rajoni.

XS
SM
MD
LG