Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Luftimet i ndërprenë bisedat për paqe


Pamje nga bisedimet paqësore për Jemenin në Zvicër

Pamje nga bisedimet paqësore për Jemenin në Zvicër

Kombet e Bashkuara thonë se bisedimet paqësore për Jemenin, ndërmjet luftëtarëve proqeveritarë dhe kryengritësve shiitë huthi, kanë përfunduar për shkak të luftimeve të reja.

Bisedimet paqësore patën filluar më 17 dhjetor në fshatin zviceran, Makolin.

Burime ushtarake thanë se 28 ushtarë qeveritarë janë vrarë dje, në luftimet me kryengritësit afër qytetit Haxhah në kufirin me Arabinë Saudite.

Kryengritësit shiitë huthi thanë se në përleshje janë vrarë 40 luftëtarë të tyre.

Kombet e Bashkuara thonë se nga lufta në Jemen, prej muajit mars të këtij viti, janë vrarë afro 6 mijë vetë.

Në këtë konflikt, qeveria e njohur ndërkombëtarisht e presidentit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, që mbështetet nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, lufton kundër kryengritësve shiitë huthi dhe aleatët e tyre.

XS
SM
MD
LG