Ndërlidhjet

Afganistan: Shqetësim për avancimin e talibanëve


Pamje pas një eksplodimi në provincën Helmand

Pamje pas një eksplodimi në provincën Helmand

Zyrtarët lokalë afganë kanë shprehur shqetësim për atë që ata e kanë përshkruar si “avancim të shpejtë të talibanëve” në provincën Helmand dhe kanë tërhequr vërejtjen se disa hapësira në këtë provincë mund të bijnë në duart e militantëve talibanë.

Në një letër të hapur për presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, nëpërmjet rrjetit Facebook, zëvendësguvernatori i Helmandit, Mohammad Jan Rasoolyar, ka kërkuar përforcim urgjente dhe ndihmë nga Kabuli.

Zëdhënësi i Ministrisë së drejtësisë, Dawlat Waziri, i ka konfirmuar luftimet që po zhvillohen në Helmand, por ka thënë se talibanët kanë pësuar humbje të rënda.

Zëdhënësi Waziri tha sot se më se 150 luftëtarë talibanë janë vrarë në Helmand, gjatë 24 orëve të kaluara.

XS
SM
MD
LG