Ndërlidhjet

Irak: Zgjidhet bukuroshja e parë në më tepër se 40 vjet


Disa nga kandidatet për bukuroshe të Irakut
Disa nga kandidatet për bukuroshe të Irakut

Në Bagdad mbrëmë është zgjedhur bukuroshja e Irakut, në garën e parë të këtillë që prej vitit 1972.

Shayma Qassim, 20-vjeçare, është shpallur bukuroshe në këtë garë, që u mbajt nën masa të ashpra të sigurisë në një hotel në kryeqytetin Bagdad.

Ajo tha se Iraku është “ende vend i bukurisë dhe i kulturës në ballafaqim me terrorin dhe dhunën”.

Kjo studente nga Kirkuku u zgjodh më e bukura në konkurrencën prej nëntë garueseve, gjatë një ceremonie ku nuk ka pasur alkool dhe ku vajzat nuk janë paraqitur në kostume të plazhit.

Bukuroshja Qassim tha se do të punoj për promovimin e nismave arsimore, veçanërisht në mesin e njerëzve të zhvendosur nga konflikti.

Kjo garë e bukurisë është organizuar nga organizata joqeveritare, Fondacioni al-Mada për media, kulturë dhe informacion.

Televizioni al-Arabiya ka raportuar se kjo garë është dashur të mbahet në muajin tetor, por ishte shtyrë pasi klerikët lokalë dhe liderët fisnorë e kishin dënuar atë si “jomorale”.

Dy garuese ishin tërhequr nga gara për shkak të kërcënimeve anonime, ka raportuar ky rrjet televiziv.

XS
SM
MD
LG