Ndërlidhjet

logo-print

Slloveni: Mbahet referendum për martesat homoseksuale


Ilustrim

Ilustrim

Në Slloveni sot po mbahet referendum për çështjen se a do të lejohen martesat homoseksuale.

Ligjvënësit në këtë vend, me popullatë shumicë katolike, në muajin mars e kanë miratuar legjislacionin, ku martesa definohet si “bashkim i dyve” e jo “bashkim i mashkullit me gruan”.

Por, kundërshtarët kanë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për mbajtje të referendumit për këtë çështje, kështu që legjislacioni i miratuar në parlament nuk ka hyrë në fuqi.

Sipas hulumtimeve të opinionit të publikuara më 18 dhjetor, kundër martesës së homoseksualëve ishin 55%.

Për të qenë referendumi i vlefshëm duhet të shënohet dalje prej së paku 20% të atyre që kanë të drejtë vote.

Në një referendum në fillim të vitit 2012, votuesit në Slloveni e patën hedhur poshtë martesën homoseksuale.

XS
SM
MD
LG