Ndërlidhjet

Rusi: Eksplodim në një bllok të banesave në Volgograd


Pamje nga zjarri që e ka përfshirë një ndërtesë në Volgograd

Pamje nga zjarri që e ka përfshirë një ndërtesë në Volgograd

Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur një bllok banesor në qytetin Volgograd, në pjesën jugore të Rusisë.

Autoritetet thanë se së paku 8 vetë janë plagosur nga eksplodimi i sotëm, por ka shqetësime se mund të ketë edhe të vrarë.

Komiteti Hetues i Rusisë, që i raporton direkt presidentit, Vladimir Ptuin, ka thënë se afro 150 njerëz jetonin në seksionin e ndërtesës nëntëkatëshe, ku ka ndodhur shpërthimi.

Televizioni lokal ka treguar pamje të zjarrfikësve gjatë aksionit të tyre.

Raportohet se eksplodimet e gazit janë gjë e zakonshme në Rusi, ku infrastruktura e epokës sovjetike është vjetruar, ndërsa kërkesat e sigurisë shpeshherë injorohen.

Para një jave, nga një zjarr që e ka përfshirë një klinikë psikiatrike, në një fshat në rajonin Voronjezh, në jug të Moskës, janë vrarë së paku 23 njerëz.

XS
SM
MD
LG