Ndërlidhjet

Irak: Mirëpritet shpallja e tërheqjes së ushtarëve të Turqisë


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë turke gjatë një operacioni

Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë turke gjatë një operacioni

Iraku sot e ka mirëpritur lëvizjen e Turqisë për tërheqjen e ushtarëve të saj jashtë Irakut, por tha se do t’i vazhdoj përpjekjet në Kombet e Bashkuara për arritjen e tërheqjes së plotë.

“Ajo që është raportuar në media është hap në drejtim të duhur”, ka kumtuar Zyra e ministrit të jashtëm të Irakut, Ibrahim al-Jaafari.

Mëtutje, në këtë kumtesë theksohet se “ne do ta mbajmë procesin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, derisa të arrihet tërheqje e plotë”, raporton AFP nga Bagdadi.

Turqia dje ka shpallur se ka filluar tërheqjen e trupave me qëllim të uljes së tensioneve me Irakun dhe pas thirrjes së presidentit amerikan, Barack Obama.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e palës irakiane, Turqia do ta vazhdoj procesin me të cilin aktualisht e ka filluar tërheqjen e trupave të veta” të stacionuara afër Mosulit, ka thënë Ministria e jashtme e Turqisë.

XS
SM
MD
LG