Ndërlidhjet

Putin: Nuk duam ta rikthejmë Bashkimin Sovjetik


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk po përpiqet që ta sjell sërish Bashkimin Sovjetik por këtë “askush nuk dëshiron ta besoj”.

“Me Ukrainën dhe territoret tjera të ish-Bashkimit Sovjektik, jam i sigurt se partnerët tanë ndërkombëtarë nuk po punojnë në interes të Ukrainës, ata po punojnë që ta parandalojnë rikthimin e Bashkimit Sovjetik”, tha Putin në dokumentarin “Rendi botëror” të transmetuar të dielën.

"Por, askush nuk dëshiron të na besoj neve, askush nuk dëshiron të besoj se ne nuk jemi duke u përpjekur që ta kthejmë prapa Bashkimin Sobjektik”shtoi ai.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia në mars të vitit të kaluar dhe konflikti në lindje të Ukrainës, i ka përkeqësuar raportet në mes të Rusisë dhe perëndimit.

Që nga prilli i vitit 2004, më shumë se 9 mijë persona janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindore në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave qeveritare ukrainase

XS
SM
MD
LG